Real Madridi përgatit spastrimet

Real Madridi përgatit spastrimet

  Edhe pse fokusi kryesor ka të bëjë me përforcimet në merkaton e verës, drejtuesit e Real Madridit do të jenë të përqëndruar maksimalisht edhe tek largimet.

Një ndër to është  Andriy Lunin , portier i cili mbërriti në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’ në 2018-tën si një ndër më premtuesit për të ardhmen.

Megjithatë mungesa e aktivizimit e ka lënë në vendnumëro por pretendentët kryesisht nga Bundesliga dhe Seria A vijojnë të shpresojnë për ukrahinasin.

Pas disa huazimesh tek Real Valladolidi dhe  Real Oviedo, rikthimi në Madrid u mendua se do të ishte nisja e një eksperience të re por më kot sepse Thibaut Courtois  vijon të mbetet preferencë e padiskutueshme e Carlo Ancelottit.

Kryeqytetasit po i analizojnë opsionet e mundshme të cilat lidhen me huazimin ose shitjen e Andriy Lunin , të cilit i nevojiten domosdoshmërisht minuta poshtë tre shtyllave për të rikuperuar terrenin e humbur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy