Tahiri: Presidenti i Dinamos të dalë dhe të tregojë fajtorët, te Kastrioti po bëjnë letrat për Europë

Tahiri: Presidenti i Dinamos të dalë dhe të tregojë fajtorët, te Kastrioti po bëjnë letrat për Europë

Ish-futbollisti, Ermal Tahiri, në emisionin “SportZone” në MCN TV, ka bërë një analizë të kampionatit shqiptar. Tahiri deklaroi se presidenti i Dinamos, duhet të dalë dhe të tregojë fajtorët për situatën ku ndodhet ekipi.

Ai gjithashtu zbuloi se te Kastrioti kanë nisur punën për licencimin në Europë, duke parë formën e mirë që po kalon skuadra.

Në dy fazat e fundit, Dinamo nuk ka arritur të marrë dot pikët. Një gjë ka të keqe, nuk po gjendet fajtor. Nuk kishte luksin Dinamo, për të bërë eksperimente në ndeshjet e fundit me trajner dhe këto të tjerat. Në dy ndeshjet e fundit, sikur filloi ta mbledhë ekipin trajneri, por është vonë. Nuk gjendet fajtori te Dinamo. Presidenti duhet të tregojë fajtorët. Aty do dalin të gjithë. Duhet të dali vetë presidenti, nëse nuk do që lekët e tij të shkojnë kot.

Isha me drejtuesit e Kastriotit dhe aty po bënin letrat për licencimin, për të marrë pjesë në Europë. Kanë një ekip të mirë. Kanë mundësi për të fituar dhe të jenë kompetitivë. Me buxhet të vogël, por me menaxhim spektakolar. Kanë futur një frymë të re, që i tregon Superiores, që ekipi nuk bëhet me lekë, por bëhet me lojtarë.

Në Partizani-Dinamo, presioni duhet të ishte tek të kuqtë, por nuk është kështu. Partizani futet në fuhsë për të marrë fitoren. Dinamo duhet të luajë në sulm, për të fituar, sepse ka ardhur edhe koha për të fituar një ndeshje. Nëse Dinamo fiton sot, ka 20% shpresë për mbijetesë.

Tirana është më lart nga të gjitha ekipet e tjera. Presidentët nuk bëjnë një projekt për të ardhmen. Kjo nuk ndodh sepse nuk duan ta bëjnë, por sepse nuk kanë të ardhura financiare për këtë. Në merkato, ekipet jo se kanë gabuar, por këto lojtarë janë. Problematikat janë se të gjitha ekipet që shkojnë në Europë, duhet të gjejnë lojtarët brenda nga kampionati shqiptar, të merren më të mirët. Kemi shumë lojtarë të huaj, që nuk janë më të mirë se vendasit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy