Juventusi në krizë, Monza shijon fitoren e parë në kampionat ndaj bardhezinjve

Juventusi në krizë, Monza shijon fitoren e parë në kampionat ndaj bardhezinjve

Juventusi vazhdon me serinë e rezultateve negative. Bardhezinjtë u mposhtën ditën e sotme nga Monza, me këta të fundit që marrin kështu fitoren e parë për këtë sezon në kampionat.

Golin e vetëm të takimit e shënoi Gytkajer në minutën e 74-t, duke i dhënë kështu triumfin Monzës. Vlen të përmendet, se nga minuta e 40-të, bardhezinjtë luajtën me 10 lojtarë, pasi Di Maria u ndëshkua me të kuq.

Kjo është ndeshja e pestë radhazi për Juventusin që nuk njeh fitore dhe tashmë rrezikohet seriozisht stoli i trajnerit Allegri.

Në sfidat e tjera në Serie A, Lazio shkatërroi 0-4 Cremonesen, ndërsa Fiorentina fitoi 2-0 ndaj Veronës.

Standings provided by SofaScore LiveScore
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy