
Pavarësisht se është totalisht i fokusuar tek kampionati , Milani nuk e ka anashkaluar në asnjë moment merkaton . Kuqezinjtë po përjetojnë një periudhë të suksesshme dhe i kanë përqëndruar maksimalisht forcat tek fitimi i Scudettos .
Stefano Pioli me kalimin e kohës ka mundur ta kuptojë shumë mirë mënyrën se si nxënësit e tij komportohen në fushë dhe ka ditur të gjejë formulat e sakta duke i aplikuar kundër kundërshtarëve të cilat deri më tani i kanë dhënë rezultat.
Megjithatë e ardhmja pritet shumë sfiduese për italianët sepse synojnë të avancojnë edhe në Champions League , eveniment që në sezonin aktual i dha për të kuptuar se duhet të shtojnë forcat për të triumfuar .
Një problematikë që vijon ta shqetësojë ‘’ Djallin ‘’ mbetet mungesa e akordit me Franck Kessien , lojtar që ka fituar zemrën e shumë pretendentëve dhe kanë zgjedhur Renato Sanchez për ta zëvëndësuar mesfushorin nga Bregu i Fildishtë .
Portugezi ka refuzuar rinovimin e kontratës me Lillen , skuadër që e ka humbur shumë shpejt pozicionin e saj duke ia lënë stafetën Paris St Germain dhe 24 vjeçari nuk e ka toleruar këtë fakt dhe ndiqet edhe nga Arsenali dhe Barcelona.
Gjithçka do të varet nga lëvizjet e drejtuesve të Milanit në funksion të qëndrimit të ishi-t të Atalantës në ‘’ San Siro ‘’ dhe nëse s’do ta arrijnë objektivin do të detyrohen të bëjnë një ofertë për luzitanin e cila parashikohet se do të arrijë 30 milionë eurot.
E bukura e kësaj historie është se gjigandët e Italisë dhe më gjerë e kanë kuptuar në kohë se duhet të reagojnë për të mos prishur harmoninë e krijuar dhe ta mbështesin Stefano Piolin në krye të pankinës .
Për fatin e tij , Renato Sanchez ka qenë pjesë e ligave të njohura si Premier League , Bundesliga dhe tanimë Ligue 1 dhe kalimi i mundshëm në Serinë A do t’ia pasuronte karrierën talentit luzitan.
Pavarësisht se lojtari nga Lisbona e përfundon kontratën me ‘’ Les Dogues ‘’ në 30 qershorin e 2023- shit, vera e ardhshme do të ishte një shans unik për Lillen që të përfitojë me shitjen e nxënësit shembullor të Jocelyn Gourvennec që deri më tani numëron 20 ndeshje në rradhët e francezëve.



