
Dinamo ka zyrtarizuar dy largime ditën sotme. Bëhet fjalë për mesfushorin Blendi Krasniqi dhe mbrojtësin Silvio Vokrri.
Krasniqi është huazuar deri në fund të sezonit te skuadra e Gjilanit në Kosovë.
“FC Dinamo City njofton se ka arritur marrëveshjen me skuadrën e Gjilanit, për huazimin e mesfushorit Blendi Krasniqi deri në përfundim të sezonit. Duke parë se në këtë pjesë të kampionatit, hapësirat për Krasniqin ishin të pakta, klubi ynë vlerësoi se rruga e duhur për rritjen e mëtejshme të lojtarit, ishte transferimi në skuadrën e Gjilanit, ku edhe mundësia për të luajtur do të jetë më e madhe”, shkruan klubi dinamovit.
Ndërkohë me Vokrrin, palët kanë ndërprerë kontratën dhe ka dalë lojtar i lirë.
“FC Dinamo City njofton mbylljen e bashkëpunimit me Silvio Vokrrin. Klubi e falënderon Vokrrin për kontributin e dhënë në skuadër dhe i uron suksese në vazhdimësi”, ka shkruar klubi.



