
Me tu informuar për situatën e Bernardo Silvas , Juventusi ka filluar tratativat për transferimin e mesfushorit në ‘’ Allianz Stadium ‘’. Drejtuesit e Manchester City-t deklaruan gjatë merkatos verore se qëllimi ishte shitja e portugezit por ky operacion nuk arriti fundin e lumtur .
Megjithatë duke njohur mentalitetin e drejtuesve të ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ dilet në konkluzionin se lufta për luzitanin sapo ka filluar dhe do të kërkojnë huazimin e tij për arsye se aspekti ekonomik nuk konsiderohet aspak favorizues për ish kampionët e Serisë A .
Një ndër arsyet kryesore është transferimi i Jack Grealish për të cilin sheikët e ‘’ The Citiziens ‘’ derdhën në arkat e Aston Villas 100 milionë stërlina . Kreativiteti i 27 vjeçarit konsiderohet një element shumë motivues nga Massimiliano Allegri që kërkon ti japë një rifreskim mesfushës. Në këtë fillim sezoni Bernardo Silva ka treguar në çdo ndeshje se sa vlen dhe mundësia e vetme e bardhezinjve është praktikimi i formulës së huazimit për nxënësin e të famshmit Pep .
Mungesa e Ilkay Gundogan tek anglezët nuk është ndierë aspak për arsye të prezencës së lojtarit nga Lisbona por Juventusi do ti vërë në dispozicion të gjitha armët për ta larguar nga ‘’ Etihad Stadium ‘’.
9 ndeshjet e para janë shoqëruar me 1 gol por kandidatura e Juventusit i jep një tjetër impakt të ardhmes së ishi-t të Monacos për faktin se është një skuadër me shumë histori e cila gjithashtu jep garanci të mëdha për sukses .



