Milani pretendon Moise Kean

Milani pretendon Moise Kean

Interesi i Milanit për Moise Kean po analizohet nga Juventusi, skuadër prej të cilës mund të largohet Dusan Vlahovic. Italiani u aktivizua në të kaluarën tek Evertoni dhe Paris St Germain me formulën e huazimit dhe drejtuesit e ‘’ Djallit ‘’ shpresojnë se mund ta transferojnë në ‘’ San Siro ‘’. Megjithatë ‘’ Zonja e Vjetër ‘’ ende nuk është e qartë në lidhje me të ardhmen e 23 vjeçarit, i cili në sezonin e shkuar shënoi 8 gola në 40 sfida dhe nëse drejtuesit do të vendosin për qëndrimin e golashënuesit nga Vercelli në ‘’ Allianz Stadium ‘’, rivalët direktë për Serinë A do të ngelnin me duar bosh. Duke qenë se ka ngelur edhe pak kohë nga përfundimi i merkatos, çdo ditë që kalon është shumë e rëndësishme për çdo skuadër për arritjen e objektivave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy