Akuzohet për 4 raste përdhunimi, arrestohet futbollisti i Manchester City

Akuzohet për 4 raste përdhunimi, arrestohet futbollisti i Manchester City

Futbollisti i Manchester City, Benjamin Mendy është arrestuar së fundmi nga policia britanike. Mbi mbrojtësin francez, rëndon akuza për 4 raste përdhunimi të femrave mbi 16 vjeç.

Gjithçka raportohet të ketë ndodhur gjatë periudhës tetor 2020 deri në gusht të këtij viti. Pas kësaj, Mendy, i cili në vitin 2018 fitoi Botërorin me Francën, është arrestuar dhe do të qëndrojë në paraburgim deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Pas kësaj ka reaguar edhe klubi i Manchester City, që bën të ditur se ka pezulluar lojtarin pa një afat. Gjithashtu edhe në një reagim të policisë, thuhet se lojtari do të dalë para gjykatës këtë të premte dhe do të mësojë masën e marrë ndaj tij.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy