Laçi ka humbur në miqësoren e dytë të zhvilluar në tokën maqedonase. Kurbinasit janë mposhtur me përmbysje nga Shkëndija e Tetovës me rezultatin 2-1. Skuadra e Shpëtim Duros e mbylli në avantazh pjesën e parë, falë golit të Dejan Zarubica në minutën e 37-të.
Megjithatë kuqezinjtë e Ernest Gjokës u shfaqën më kërkues në pjesën e dytë dhe arritën të përmbysin rezultatin. Fillimisht Besart Ibraimi barazoi shifrat në minutën e 75-të, ndërsa 5 minuta më vonë Dashamir Elezi shënoi golin e përmbysjes, duke vulosur rezultatin në 2-1.
Vlen të theksohet se kjo është miqësorja e dytë për Laçin, para ndeshjeve në Europë, pas asaj ndaj Strugës, ku bardhezinjtë triufmuan me shifrat e thella 7-0.



