Juventusi zyrtarizon dy largime

Juventusi zyrtarizon dy largime

 Juventusi po ecën me ritmin e duhur në lidhje me merkaton .

Drejtuesit e torinezëve kanë zyrtarizuar  ditën e sotme largimet e Paul Dybalas  dhe Alvaro Moratas të cilët  lanë shenjë në të kaluarën tek bardhezinjtë .

Transformimi i ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ ka filluar dhe Massimiliano Allegri po i bën me qetësi llogaritë në vigjilje të sezonit të ardhshëm që do të provojë forcën e italianëve në çdo kompeticion .

‘’ La Joya ‘’ i ka thënë lamtumirë rekordmenëve të Serisë A  pas shtatë sezoneve të cilat u shoqëruan me shumë trofe të rëndësishëm , ndërsa madrileni duhet të rikthehet tek ‘’ Los Colchoneros ‘’  pas huazimit dy vjeçar në ‘’ Allianz Stadium “ .

Në sajë të këtyre largimeve , reagimi i trainerit 54 vjeçar ka rezultuar i menjëhershëm dhe tanimë po analizon disa alternativa, dy prej të cilave  janë Enes Unal i Getafes dhe Marco Asensio.

Në lidhje me këto lojtarë është përforlur shumë në kohët e fundit për largimin nga Primera Division dhe në rastin e spanjollit jo vetëm juventinët por edhe Milani ka treguar interes .

Massimiliano Allegrit nuk i ka mbetur gjë tjetër veçse të shikojë përpara dhe ta fillojë sezonin 2022-2023 me këmbën e mbarë me objektivin e lartësimit të emrit të Juventusit pasi potenciali i nxënësve të tij është i jashtëzakonshëm pavarësisht se rrëshkitjet në futboll janë mëse normale sepse është pothuajse e pamundur që të vijohet për shumë kohë në të njëjtën linjë.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy