
Merkatoja e verës vijon të jetë një periudhë determinante për shumë lojtarë.
Një ndër to është edhe Alexander Sorloth, e ardhmja e te cilit është diskutuar ndjeshëm në kohët e fundit.
Norvegjezi ka avancuar me sukses tek Atletico Madridi, fakt i mjaftueshëm për tu pretenduar.
Bëhet fjalë për Tottenham Hotspurin, i cili mund të vijojë karrierën në Premier League.
Drejtuesit e ‘’ Gjelave të Londrës ‘’ kanë filluar të punojnë për arritjen e objektivit, edhe pse do të jetë e vështirë që ti bindin ato të spanjollëve.
29 vjeçari la gjurmë në sezonin e shkuar nën drejtmin e Diego Simeones, i cili i ndihmoi ‘’ Los Colchoneros ‘’ me 24 gola dhe 2 asiste në 53 sfida, një statistikë e konsiderueshme kjo.
Nordiku e njeh Premier Leaguen pasi në të shkuarën përfaqësoi Crystal Palacen por tanimë e ka arritur pjekurinë e duhur.
Në fakt ‘’ Spursat ‘’ mbeten një ekip shumë cilësor, sidomos në një ndër pesë kampionatet më të rëndësishëm të Europës dhe për Alexander Sorloth do të ishte një sfidë tejet interesante.
Dëshira për më tepër protagonizëm mund të shoqërohet me largimin nga ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ për tu transferuar ndoshta në ‘’ White Hart Lane ‘’.



