
Paris St Germain ka bërë goditjen e parë në merkato .
‘’ Les Pariziens ‘’ kanë arritur akordin me mesfushorin e Portos Vitinha kundrejt 40 milionë eurove , shifër që do të paguhet në tre këste , sipas portugezes ‘ A Bola ‘.
22 vjeçari do të jetë i lidhur me kryeqytetasit për pesë sezone , i cili vjen pas një eksperience të shkëlqyer në ‘’ Dragao ‘ dhe pikërisht në të kaluarin u konsiderua më i miri në kampionatin portugez , fakt që shumë shpejt u shpërblye me transferimin tek kampionët në fuqi të Ligue 1.
Falë talentit të tij , Vitinha tregoi veten edhe tek Wolverhampton dhe tashmë në ‘’ Parque de Prince ‘’ duhet ta justifikojë investimin e sheikut Nasser Al Khelaifi i cili ka dhënë gjithçka për kuq e blutë por vijon të ëndërrojë fitimin e Champions Leagues , objektiv për të cilin s’do të ndalet asnjëherë së luftuari.
Presidenti nga Katari i ka kaluar limitet duke transferuar në Paris lojtarët më të mirë të botës dhe duke filluar nga sezoni vijues do të tentohet përsëri thyerja akullit në kompeticionin më të rëndësishëm europian për klube pavarësisht se në kontinentin e vjetër lufta gjithmonë ka rezultuar shumë e ashpër.
4 gola në 47 sfida të shoqëruara nga një lojë mbresëlënëse kanë fituar zemrën e drejtuesve të Paris St Germain, një sukses shumë i madh në karrierën e talentit luzitan .



