
Gjatë merkatos së verës Chelsea besohet se do të jetë një ndër protagonistët e saj.
Ulje-ngritjet e ‘’ Bluve të Londrës ‘’ evidentojnë se drejtuesit duhet të përpiqen maksimalisht gjatë kësaj periudhe për ti dhënë fund kësaj historie dëshpëruese.
Sipas ‘ Football Insider ‘, kryeqytetasit kanë menduar për kuadratin e bardhë, të cilët synojnë shitjen e Robert Sanchez.
Largimi i spanjollit nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ sigurisht do të gjeneronte të ardhura, për ti vënë më pas në funksion të mbërritjes së një tjetër portieri në ‘’ Stamford Bridge ‘’.
Momentalisht po monitorohet Diogo Costa, për të cilin Todd Boehly është i gatshëm të ofrojë 80 milionë euro.
24 vjeçari u pretendua edhe nga Manchester United në të kaluarën dhe s’përjashtohet mundësia që ‘’ The Red Devilsat ‘’ të masin forcat me rivalët direktë në Premier League në përfundimin e sezonit.
Për sa i përket performancave në kampionat, Chelsea ka mbetur në vendnumëro por nxënësit e Mauricio Pochettinos do të zhvillojnë një finale emocionuese kundër Liverpoolit, e vlefshme për Kupën e Ligës.
Ndërsa për portugezin duhet shtuar se po zhvillon sezonin e pestë me Porton, shumë i rëndësishëm në 11-shen e Sergio Conceiçaos.



