Real Madridi dhe Liverpooli, sfidë për Jurgen Klopp

Real Madridi dhe Liverpooli, sfidë për Jurgen Klopp

Dihet se Jurgen Klopp ishte një ndër trainerët më të mirë të botës në të shkuarën.

Gjermani la gjurmë fillimisht tek Borussia Dortmundi dhe më pas Liverpooli i cili si duket do ti rikthehet shumë shpejt pankiëes.

 Real Madridi dhe ‘’ Të Kuqtë ‘’ do të zhvillojnë një tjetër sfidë titanësh për 58 vjeçarin, sipas raportimeve të ‘ Sport ‘. 

Eksperienca si drejtor teknik tek Salzburgu ia ka shtuar dëshirën për të qenë përsëri protagonist, si në kampionatet respektive ashtu edhe në kompeticionet europiane. 

‘’ Galaktikët ‘’ kanë një shans që s’duhet humbur për ta patur Jurgen Kloppin pjesë të tyre, i cili e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit por kurrsesi s’duhen nënvlerësuar kampionët në fuqi të Premier Leagues. 

Referuar anglezëve duhet theksuar se Arne Slot nuk po bind dhe ky fakt nuk tolerohet sepse janë krijuar për të fituar tituj në çdo sezon. 

Pa dyshim që e ardhmja e ishi-t të ‘’ Verdhezinjve ‘’ do të jetë një ndër tematikat më pikante të merkatos së janarit e cila si gjithmonë pritet të përcillet me shumë emocione dhe të papritura.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy