Rafael Leao : Në pikpyetje e ardhmja tek Milan

Rafael Leao : Në pikpyetje e ardhmja tek Milan

Paraqitjet e shkëlqyera duket se ia kanë ndryshuar mendjen drejtuesve të Milanit të cilët pretendojnë qëndrimin e Rafael Leaos në ‘’ San Siro ‘' .

Qëllimi i Paolo Maldinit është rinovimi me perlën portugeze të cilit i ka ofruar një kontratë deri në 2026-tën kundrejt një përfitimi prej katër milionë eurosh në sezon , shifer e cila duket se nuk i përmbush pritshmëritë e 23 vjeçarit.

Ishi i Sporting Lisbonës pretendon shtatë milionë euro por kuqezinjtë nuk janë të gatshëm t’ia paguajnë dhe tanimë ekipe si Barcelona , Real Madridi , Manchester United apo  Juventus synojnë t’ia rrëmbejnë ‘’ Djallit ‘’.

Në këtë histori Milani do të humbiste shumë sepse Rafael Leao është një pilar në 11-shen e Stefano Piolit, determinant në fitimin e Scudettos në vitin e kaluar , fakt që meriton një sforco nga gjigandët e Italisë dhe më gjerë .

S’duhet shmangur se nëse historia do të ketë një tjetër rezultat , Rafael Leao mund të shëndërrohet në një ndër transferimet më të bujshme të verës së ardhshme dhe Milani do të humbiste një garanci në metrat e fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy