Stoka: Partizani të synojë titullin kampion

Stoka: Partizani të synojë titullin kampion

Opinionisti, Dritan Stoka, në emisionin “SportZone” në MCN TV, është shprehur se drejtuesit e Partizanit nuk kanë pasur asnjë kontakt me Skënder Gegën, pas largimit të Ilir Dajës. Stoka theksoi gjithashtu se pavarësisht diferencës së madhe me kreun, Partizani duhet të synojë titullin.

“Më vjen keq për Dajën, pasi është një nga më të mirët në Shqipëri. Kishte mundësi të fitonte titullin vjet me Partizanin. Shumë lojtarë te Partizani nuk kanë qenë në vendin e duhur. Daja mori lojtarët që donte vetë.

Kallaku është lojtar shumë i mirë. Mua më pëlqen më shumë sulmuesi Skuka. Çudi që e la të lirë Dinamo. Të shikojmë si është trajneri dhe çfarë mentaliteti do ketë.

Kur Daja u largua, unë isha në kontakt me Gegën dhe në asnjë moment nuk tha se kishte kontakte me drejtuesit. Nga ana e klubit nuk ka pasur asnjë kontakt me Gegën.

Partizani të synojë titullin kampion. Nëse e mund Tiranën në dy ndeshje, ikën 6 pikë dhe ngushtohet diferenca.

I vetmi gabim i Dajës, ishte largimi i Ferhan Hasanit. Ky i fundit do të ishte goditja e madhe për këtë sezon. Edhe Kaçes duhet t’i japësh besim.”, u shpreh Stoka.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy