Ismaila Sarr, objektiv i Liverpoolit

Ismaila Sarr, objektiv i Liverpoolit

Ulje-ngritjet gjatë këtij sezoni kanë lënë për të kuptuar se drejtuesit e Liverpoolit duhet të zhvillojnë një merkato cilësore gjatë verës.

‘’ The Redsat ‘’ pretendojnë të rikthehen tek titujt dhe listës së lojtarëve i është shtuar edhe Ismaila Sarr.

Mesfushori i Watfordit ka zhvilluar ndeshje shumë të mira në Championship duke i ndihmuar anglezët me 9 gola dhe 6 asiste deri më tani, fakt që e ka rikthyer vëmëndjen e trainerit Jurgen Klopp tek senegalezi.

Pavarësisht se kontrata me britanikët merr fund në 30 qershorin e 2024-tës,  interesi i ‘’ The Redsave ‘’ besohet se do analizohet me detaje nga Ismaila Sarr, për të cilin mendohet se  shumë shpejt do të largohet nga Watfordi pasi së fundmi ka deklaruar se nuk e mendon zgjatjen e kontratës me këtë skuadër.

Drejtuesit e Liverpoolit duhet të veprojnë me shpejtësi për arritjen e kësaj marrëveshjeje pasi në garë mund të futen edhe të tjerë pretendentë të cilët mund t’ia rrezikojnë objektivin .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy