Hakan Calhanoglu u largua nga Milani këtë verë, duke kaluar te rivalët e Interit. Kjo i ka hapur punë drejtuesve kuqezi, të cilët prej kohësh janë në kërkim të një fantazisti.
Sipas raportimeve të fundit, duket se atë e kanë gjetur te Atalanta. Bëhet fjalë për Josip Ilicic. Ky i fundit ka vendosur të largohet nga bergamaskët dhe mund të vazhdojë karrierën te Milani.
Në Itali shkruajnë se marrëveshja mes lojtarit dhe Milanit është arritur, ndërkohë që pritet të arrihet akordi edhe me Atalantën, që nuk ka fitim për ta mbajtur më shumë sllovenin, duke ditur që dëshira e futbollistit është të largohet.
“Djalli” shikon edhe për lojtarë të tjerë, ku alternativat nuk mungojnë, teksa përflitet për Vlasic dhe Ziyech, por Ilicic duket në avantazh ndaj të tjerëve.



