
Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, konfirmoi mungesën e Neymar ndaj Bayern Munich, në ndeshjen e kthimit në Champions League.
Këtë, trajneri i parisienëve e bëri të ditur në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Nantes në kampionat.
Në dy ndeshjet e ardhshme, ndaj Nantes dhe Bayern Munchen, ne nuk do të kemi Neymarin në dispozicion. Është një mungesë e rëndësishme dhe e rëndë për ne.
Kujtojmë se në ndeshjen e parë në Francë, Bayern Munich triumfoi minimalisht ndaj PSG-së.



