Tour de France paralajmëron skuadrat: Nëse dilni pozitiv në dy testet Covid-19, largoheni nga gara

Tour de France paralajmëron skuadrat: Nëse dilni pozitiv në dy testet Covid-19, largoheni nga gara

Organizatorët e Tour de France kanë paralajmëruar skuadrat se do të përjashtohen nga gara nëse brenda shtatë ditëve dalin pozitiv në dy testet për Covid-19.

Masat e vendosura kanë të bëjnë jo vetëm me sportistët, por edhe me stafin shoqërues.

Mësohet se turneu i 2020-ës do të fillojë më datë 29 gusht në Nice. Janë 28 skuadra me nga 8-të anëtarë.

Organizatorët e turneut përcaktuan protokollin shëndetësor që do të ndiqet, ndërsa të premten konfirmuan masat e marra.

Të gjithë çiklistët duhet t’i nënshtrohen dy testeve PCR përgjatë shtatë ditëve në vijim.

Ekipet mund të zëvëndësojnë sportistët që dalin pozitiv në testet e kryera. Ndërsa gjatë garës, cilido nga sportistët që del me koronavirus është i detyruar të largohet nga gara dhe nga ekipi.

Mësohet se një kontroll i përditshëm do të kryhet brenda çdo ekipi dhe secili mjek është i detyruar të raportojë çdo problem në lidhje me ata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy