
Zhgënjimi i humbjes së ndeshjes së parë çerekfinaliste kundër Real Madridit në Champions League vazhdon të penetrojë në memorien e trainerit Jurgen Klopp i cili ka theksuar se kjo sfidë ishte një ndër më të dobëtat e sezonit për Liverpoolin . Kjo disfatë pasohet nga renditja e ‘’ The Redsave ‘’ në kampionat sepse pas 30 javësh të zhvilluara janë të 7-tët , fakt që tregon se e kanë humbur totalisht ritmin e sezoneve pararendëse . Pjesëmarrja në Uefa Champions League mbetet një objektiv i vështirë për tu realizuar për shkak se diferenca ndërmjet ekipeve që luftojnë për këtë objektiv është fare minimale.
Për këtë arsye 53 vjeçari ka menduar riformatimin e gjigandëve të Premier Leagues duke filluar nga mosllogaritja e disa elementëve që nuk e kanë bindur gjatë sezonit aktual . Lista kryesohet nga Adrian San Miguel . Konkurrenca e ashpër me Alisson Becker nuk është përballuar ashtu siç duhet nga spanjolli i cili vijon të analizojë një të ardhme të mundshme me një rikthim në ‘’ Heliopolis ‘’ , pikërisht tek Real Betisi ekip ku hodhi hapat e parë në drejtim të famës .
Lista pasohet nga mesfushori Georginio Wijnaldum . Hollandezi përfshihet në radarët e gjigandëve të Europës ndër të cilët mund të përmenden katalanasit e Barcelonës që nuk e kanë devijuar për asnjë moment vëmëndjen nga progresi i 30 vjeçarit sepse preferohet shumë nga traineri dhe njëkohësisht bashkombasi i tij Ronald Koeman . Oferta e bërë nga drejtuesit e anglezëve në adresë të mesfushorit nga Roterdami nuk i plotëson pritshmëritë e tij dhe me shumë gjasa do ta shijojë të ardhmen larg ‘’ Anfield Road ‘’.
Së treti është sulmuesi Xherdan Shaqiri . Prej kohësh zviceriani e ka humbur ritmin me kampionët në fuqi të Premier Leagues dhe krerët e klubit kanë deklaruar se janë të gatshëm ta shesin për shifrën e 15 milionë eurove pavarësisht se mbeten të paqartë në lidhje me klubin që do të marrë shërbimet e 29 vjeçarit sepse rroga prej 4 milionë eurosh mund të akordohet vetëm me skuadrat e njohura të Europës .
Lista mbyllet me Divock Origin . Belgu nuk konsiderohet i domosdoshëm nga ish traineri i Borussia Dortmundit dhe merkatoja e verës do t’ia pozicionojë vëmëndjen Liverpoolit në dëgjimin e ofertave për ti krijuar të ardhmen e merituar 25 vjeçarit të lindur në Ostende . Shitja e lojtarëve të lartpërmendur do ti krijonte akumulimin e fondeve të mjaftueshme 19 herë kampionëve të Anglisë për të bërë ndërhyrjet e duhura në merkaton verore me objektivin e rikthimit sa më të fortë në sezonin vijues drejt rrugës së përsëritjes së sukseseve të së kaluarës .



