Liverpooli vendos për Donyell Malen

Liverpooli vendos për Donyell Malen

Hapat e njëpasnjëshëm të Liverpoolit në funksion të ndërtimit të një skuadre kompetitive e kanë ndalur vrullin tek sulmuesi Donyell Malen.   Prej dy sezonesh rradhazi 22 vjeçari ka arritur të shfaqet ne nivele në larta me Psv Eindhoven . Dëmtimi i pësuar në sezonin e kaluar ia preu shpresat për tu larguar nga Hollanda por është rivënë në fokusin e anglezëve .   Sipas britanikes Daily Mail Donyell Malen konsiderohet si opsioni i parë  nga Jurgen Klopp për riparimin e sulmit .  ‘’ The Redsat ‘’ e kanë marrë shumë seriozisht ndryshimin që pritet ti sjellë benefite në të ardhmen dhe menjëherë kanë publikuar ofertën  që arrin  30 milionë eurot. Progresi i bërë nga lojtari i lindur në Wieringen e klasifikon si një ndër talentët e ardhshëm të Europës por edhe më gjerë dhe në këtë histori Liverpooli  ka menduar ti përqëndrojë maksimalisht forcat për ta bërë pjesë të magjikut ‘’ Anfield Road ‘’ . Kjo lëvizje interesante do ti hapte dritën jeshile largimit të belgut Divock Origi që nuk e ka kënaqur aq sa duhet trainerin gjerman me performancën e bërë .   Shifrat e arritura nga nxënësi i  Roger Schmidt i kanë tejkaluar të gjitha pritshmëritë sepse ka shënuar 25 gola dhe 9 asiste në 42 takimet e zhvilluara duke u klasifikuar si një ndër më produktivët e aktualitetit  . Tentativa e Liverpoolit me siguri do të marrë  përgjigje gjatë ditëve të ardhshme nga golashënuesi por duhet patur parasysh se rezistenca e Psv Eindhovenit do të jetë shumë e fortë pa lënë në harresë impaktin që gjenerojnë të tilla skuadra tek talentët e futbollit .

 

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy