Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, në konferencën për shtyp, para ndeshjes me Real Madrid, vlerësoi kundërshtarin, ndërsa tha se ekipi i tij duhet të bëjë dy ndeshje shumë të mira, për të synuar kalimin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Guardiola, foli gjithashtu edhe për një mungesë të rëndësishme, siç është ajo e mbrojtësit të djathtë, Kyle Walker.
Ne e dimë se lojtari më i mirë për të kontrolluar Vinicius është Walker. Do të donim ta kishim atë, por çfarë mund të them?! Do të përshtatemi dhe do të luajmë me lojtarët që kemi. Kemi shumë lëndime në prapavijë dhe duhet të gjejmë zgjidhje.
Real Madridi është agresiv dhe i rrezikshëm. Ata do të tërhiqen dhe do të mbrojnë në një bllok të ulët. Por të gjithë e dinë forcën e tranzicionit që e kanë të pabesueshme. Ne duam t’i lëndojmë ata dhe ti ndëshkojmë duke shënuar gola.
Të jesh këtu është vërtet mirë për ne. Ne e dimë që duhet të luajmë dy ndeshje shumë të mira. Nuk mund të luash vetëm një lojë të mirë për të kaluar.



