Tirana rikthehet të luajë në stadiumin “Selman Stërmasi”, pas gjashtë muajve mungesë.
Ka qenë vetë klubi bardheblu që e ka njoftuar diçka të tillë, ku shkruajnë se sfida e së dielës me Kastriotin do të luhet në stadiumin e tyre, në orën 16:45.
Shumicën e ndeshjeve si vendas këtë sezon, Tirana i ka luajtur në “Air Albania”, ku kanë korrur sukses dhe tashmë kryesojnë të shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit.



