
Opinionisti sportiv, Engli Hoxha në “SportZone” në MCN TV, është shprehur se Partizani do të rikthehet në rrugën e duhur, për të luftuar për kupat e Europës. Hoxha tha gjithashtu se Tirana nëse fiton me Kukësin, do e ketë gjithçka në dorë vetë për titullin kampion.
“Në kampionat Tirana u tregua e pamëshirmshme ndaj Dinamos. Nuk do ishte surprizë, nëse Tirana kualifikohet në Kupë. Unë mendoj se Dinamo po bën mirë edhe në kampionat, ndonëse kanë marrë disa humbje. Tirana ka treguar me pikët se është më e mira. Te Tirana më pëlqen grupi. Nëse fitojnë ndaj Kukësit, kundërshtar do kenë veten pastaj.
Është një kampionat i bukur. Partizani nuk ndodhet në vend komod. Daja është një aset për kampionatin shqiptar. Partizani ka ende për të treguar. Nuk besoj për vendin e parë, por do të luftojnë për Europën.
Në fillim kam qenë pak skeptik për Shehin, por tani e komplimentoj. Nëse shkojnë +9 pikë, aty do duket dora e trajnerit”, u shpreh Hoxha.



