
Pritja e tejzgjatur po e shqetëson Liverpoolin dhe njëkohësisht ka shtuar këmbnguljet tek ‘’ The Redsat ‘’ për të mos qëndruar në prapavijë por të dominojnë siç e bënë në të kaluarën .
Merkatoja do të jetë shumë e rëndësishme për Jurgen Kloppin dhe të besuarit e tij pas një periudhe rënie në lidhje me fitimin e trofeve të cilët konsiderohen prioritet absolut për anglezët.
Një ndër objektivat e merkatos është edhe Kalvin Phillips , mesfushor që po ka progresuar nën drejtimin e Marcelo Bielsas , falë të cilit Leeds United po përfaqësohet përsëri në Premier League .
Europiani i shkëlqyer e rriti vlerën e kartonit dhe e shëndërroi në një kandidat potencial për të lënë ‘’ Elland Road ‘’ dhe sipas ‘ Daily Mirror ‘, 26 vjeçari jo vetëm që është një ndër më të mirët e Premier Leagues por konsiderohet një lojtar stabël nga Gareth Southgate në kombëtaren e ‘’ Tre Luanëve ‘’ e cila do të ketë një sfidë të vështirë në Botërorin e Katarit por Europiani evidentoi se mund të arrijë çdo objektiv me përkushtim dhe punë.
Shfaqja në skenë e Liverpoolit ka një domethënie të veçantë për Kalvin Phillips i cili është në një moshë ideale për të ndërruar ambjent dhe ku më mirë se tek ish kampionët e Champions Leagues që po orientohen drejt sukseseve .
Sezoni për talentin anglez po ecën me ritmin e duhur por vera pritet të shoqërohet me llogaritë e protagonistit në fjalë sepse të bëhesh pjesë e Liverpoolit nënkupton një historik krejtësisht ndryshe duke iu referuar çdo aspekti dhe Kalvin Phillips ka një shans që s’duhet humbur .
Liverpooli po i sheh rezultetet e sakrificave të Jurgen Klopp i cili ka krijuar një harmoni në kampin e ‘’ The Redsave ‘’, të cilët kërcënojnë seriozisht Manchester City-n për fitimin e kampionatit dhe në Champions League i mbetet edhe çerekfinalja e kthimit në ‘’ Anfield Road ‘’ kundër Benfikës të cilën e mposhti 1-3 në ‘’ Estadio Da Luz ‘’ dhe do të jetë më i qetë në shtëpi pasi avantazhohet nga rezultati.



