
Është Skënderbeu finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë. Korçarët luajtën një 90 minutësh perfekt në transfertën e Vlorës, ndaj Flamurtarit, duke i mposhtur këta të fundit me rezultatin 2-0.
Kur u duk se vlonjatët do ta kishin gjithçka në favor, falë edhe fitores minimale në ndeshjen e parë, Skënderbeu nuk ka hapur rrugë, duke treguar edhe njëherë se është skuadra më e mirë në Shqipëri. Soue dhe Nimaga ishin autorët e golave që i siguruan finalen skuadrës së Ilir Dajës.
Pjesa e parë pati nga të gjitha përveç golit, pasi çdo gjë ndodhi në pjesëne dytë të lojës fal eksperiencës dhe kualitetit të Skënderbeut që shënoi golin e parë në minutën e 69-t.
Pas golit të Sowe pritej reagimi i Flamurtarit, por ende pa marrë veten, vlonjatët do të tronditeshin sërish. Nimaga vetëm pas 2 minutash do të realizonte një supergol në hyrje të zonës, duke vështirësuar jashtëzakonisht shumë punët për Flamurtarin.
Ky rezultat i hap rrugë të besuarve të Ilir Dajës për të diskutuar finalen e Kupës, pasi golat e Sowe dhe Nimaga zhvlerësuan avantazhin e takimit të parë të kuqezijve.
Në finalen e Kupës së Shqipërisë, Skënderbeu do të gjej Laçin që nga ana e saj eliminoi pas barazimeve 0-0 dhe 1-1 Kukësin.
Por humbja e pësuar përballë Skënderbeut ka detyruar teknikun 58-vjeçarë Shpëtim Duro që menjëherë pas mbylljes së ndeshjes ka zyrtarizuar largimin nga stoli i vlonjatëve.
Vendimin, Duro e konfirmoi për mikrofonin e "SuperSport", ku deklaroi se duke pasur parasyshë rezultatet e ndeshjeve të fundit dhe eliminimin nga Kupa, ka marrë vendimin që të japë dorëheqjen nga stoli i skuadrës së Flamurtarit.
"Me keqardhje marr një vendim të pakthyeshëm. Ishte mundësi e fundit për kthesë. Me keqardhje jam i mendimit që nuk do jem më trajner i Flamurtarit. Duke pasur parasysh ndeshjet e fundit por edhe eliminimin nga Kupa", tha Duro.
Golat e ndeshjes Flamurtari-Skënderbeu



