Liverpool po has vështirësi të mëdha këtë sezon, teksa duket larg objektivave në kampionat dhe janë me një këmbë jashtë Champions League, pas humbjes 2-5 me Real Madrid.
Sipas asaj që raportojnë mediat angleze, Jurgen Klopp me shumë mundësi do të shkarkohet nga drejtimi i skuadrës angleze, pas përfundimit të sezonit.
Gjithsesi drejtimi i Liverpool pritet t’i besohet një tjetër gjermani. Bëhet e ditur se drejtuesit duan trajnerin aktual të Bayern Munich, Julian Nagelsmann.
Deri tani është thjesht ide, por në ditët e ardhshme pritet të nisin bisedimet mes palëve.



