Humbja me Torinon, Pioli: Lojtarët nuk bënë atë që kërkova, të sigurojmë kualifikimin

Humbja me Torinon, Pioli: Lojtarët nuk bënë atë që kërkova, të sigurojmë kualifikimin

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, foli për mediat, pas humbjes ndaj Torinos, me rezultatin 2-1.

Tekniku kuqezi u shpreh se skuadra nuk iu bind skemave që ai kishte kërkuar, ndërsa shtoi se kundërshtari e meritoi fitoren.

Pësuam dy gola shumë shpejtë dhe u demoralizuam totalisht. Ne u përpoqëm te reagonim, por nuk ishim mjaftueshëm cinik. Lojtarët nuk iu bindën skemave që u kërkova.

Torino bëri një ndeshje të mirë, na vendosi në vështirësi dhe e meritoi. Sulmi nuk funksionoi siç unë doja dhe kishim pak thellësi, sidomos në pjesën e dytë.

Pioli foli edhe për ndeshjen ne Champions League ndaj Salzburg, ku kualifikimi tashmë është detyrim.

Do të qëndrojmë në Millanello, sepse duhet të dalim direkt nga ky moment, për të lënë pas këtë humbje. Duhet të shkojmë me mentalitetin e duhur ndaj Salzburgut dhe duhet të kualifikohemi, këtë e kanë të qartë edhe lojtarët

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy