
Tirana është pranë afrimit të radhës në merkato. Bardheblutë prej kohësh janë në kërkim të n jë mbrojtësi, për të zëvendësuar të larguarin, Erjon Hoxhallari.
Kohët e fundit, në media kanë qarkulluar emra si Arlind Ajeti dhe David Domgjoni, por mbrojtësi për Tiranën, pritet të vijë nga Maqedonia e Veriut.
Besir Iseni, i cili në sezonin e fundit ishte pjesë e Struga Trim Lum, pritet të firmosë me kampionët e Shqipërisë.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Maqedoninë e Veriut, lojtari do të mbërrijë mbrëmjen e sotme në kryeqytet, për të firmosur me bardheblutë.
Iseni është 22 vjeç dhe aktivizohet në qendër të mbrojtjes, por mund të luajë edhe në krahun e majtë, një pozicion ku ka luajtur edhe më parë.



