Everton cakton çmimin për Richarlison

Everton cakton çmimin për Richarlison

 Fitorja e djeshme kundër Chelseat u konsiderua si frymëmarrje për Evertonin që po lufton për mbijetesën në Premier League .

Në ‘’ Goodison Park ‘’ situata është tejet serioze, e cila mund të ndikojë në largimin e lojtarëve të rëndësishëm gjatë merkatos .

Një ndër të preferuarit është  Richarlison , sulmues  për të cilin sipas ‘ Football Insider ‘ , ekipi nga Liverpooli ka vendosur çmimin dhe nuk janë të gatshëm të negociojnë për më pak se 50 milionë strërlina , afërsisht 59 milionë euro.

 Situata e vështirë e Evertonit mund të shënojë fundin e eksperiencës së një ndër sulmuesve më të rrezikshëm të Premier Leagues sepse pretendohet nga Manchester United dhe Paris St Germain që e kanë potencialin për ta blerë golashënuesin.

24 vjeçari nuk e shikon të ardhmen tek Evertoni sidomos pas performancës në sezonin aktual dhe ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ dhe  ‘’ Les Pariziens ‘’ do të zhvillojnë një supersfidë mes tyre për një ndër lojtarët më premtues të kontinentit të vjetër .

 Anglezët s’kanë alternativë tjetër  veçse të luftojnë për të siguruar qëndrimin, ndërsa Richarlison mund të afrohet me titujt në të ardhmen , të cilët tek Evertoni i ka të pamundur .

9 gola dhe 4 asiste në 29 sfida e shëndërrojne në pikën referuese të repartit ofensiv por dyshimet për qëndrimin në elitën e futbollit anglez vijojnë të mbizotërojnë në ambjentin e ‘’ Bluve ‘’ dhe natyrisht ky realitet gjeneron një siklet të madh për Evertonin.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy