Ecuria e mrekullueshme e Rasmus Hojlund me Atalantën , menjëherë është pasuar me interesin e skuadrave të elitës .
Manchester United është një ndër pretendentët pasi traineri hollandez Erik Ten Hag e konsideron të duhurin për të ardhmen e ofensivës.
Sipas disa mediave ‘’ The Red Devilsat ‘’ kanë hapur thesin dhe janë të gatshëm ti ofrojnë 60 milionë euro bergamaskëve për një ndër më të mirët e Gian Piero Gasperinit.
Me 19 gola në 34 sfida në sezonin e lënë pas , natyrisht nordiku ka ndikuar në performancën e zikaltërve , të cilët kanë siguruar rikthimin në Europë dhe do të tregojnë veten në Europa League në sezonin vijues.
Megjithatë , s’duhen anashkaluar ofertat nga La Liga pasi në të shkuarën Rasmus Hojlund u pretendua edhe nga Real Madridi por sipas gjasave e ardhmja e golashënuesit do të jetë në mitikun ‘’ Old Trafford ‘’.
Largimi nga ‘’ La Dea ‘’ do ta shëndërronte në shitjen më të shtrenjtë në historinë e klubit por sidoqoftë një ekipi si Manchester United është vështirë ti thuash jo , jo vetëm për aspektin sportiv por edhe atë ekonomik.
Duhet marrë gjithashtu në konsideratë edhe shtatlartësia e Rasmus Hojlund dhe aspekti fizik, komponentë që i kanë shërbyer në të shumtat e rasteve për ti fituar duelet me kundërshtarët gjatë sfidave .
MCN Radio
103.1 FM
MCN Radio
103.1 FM
Intro
MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.