
Pas tentativave të vazhdueshme për Bernardo Silvan, drejtuesit e Barcelonës duket se janë afër arritjes së marrëveshjes.
Mesfushori sipas ‘ El Chiringuitos ‘, i ka dhënë prioritet transferimit në ‘’ Camp Nou ‘’, edhe pse është tentuar në disa raste edhe nga Atletico Madridi.
Përfundimi i kontratës me Manchester City-n e bën automatikisht një lojtar të lirë për të firmosur me ‘’ Blaugranët ‘’ të cilët e mirëpresin në Katalunjë.
Hansi Flick e vlerëson ishi-n e Monacos, i rëndësishëm natyrisht edhe tek Portugalia e Roberto Martinezit.
Adaptimi në disa pozicione i 31 vjeçarit i jep një lloj entuziazmi Hansi Flickut, njohës shumë i mirë i ‘’ Los Cules ‘’.
Për më tepër eksperienca e fantazistit nga Lisbona është një plus, edhe pse rivaliteti tek ish fituesit e Champions Leagues është shumë i ashpër.
Duket se ‘’ Los Rojiblancos ‘’ do ta humbasin këtë sfidë pasi projekti i Joan Laportas e ka bindur Bernardo Silvan për të vendosur për Barcelonën.
Gjatë sezonit të nëntë në ‘’ Etihad ‘’ nxënësi i Pep Guardiolas ka kontribuar me 3 gola dhe 5 asiste në 53 sfida, i cili natyrisht do të kujtohet gjthmonë nga tifozeria e zjarrtë e ‘’ Qytetarëve ‘’.



