
Humbja e fundit në kampionat ndaj Lorient, ka revoltuar trajnerin e PSG-së, Christophe Galtier. Ky i fundit u shfaq i zhgënjyer, ndërsa tha se duhet fituar titulli dhe shtoi se skuadra ende nuk është shpallur kampione.
Galtier kërkoi nga të gjithë që të mos flitet për merkaton, por të fokusohen te ndeshjet e mbetura në kampionat.
Sigurisht që do të na duhet të analizojmë arsyet e këtij gabimi. Pyetja e vërtetë që duhet t’i bëjmë vetes është: çfarë duam të bëjmë me avantazhin e pikëve që kemi ndaj atyre që na ndjekin?
A duam të hedhim në kosh gjithçka të mirë që kemi bërë deri tani? Mendoni se jemi kampionë, por nëse nuk bëhemi kampionë, sa keq? Jo. Ne kemi një titull për të fituar dhe boll më me merkato! Mos vazhdoni të flisni për të ardhmen e këtij apo atij lojtari.
PSG kryesues u mund nga Lorient 1-3 në kampionat. Me këtë rezultat, parisienët janë vetëm +5 pikë nga ndjekësit e Marseille.



