
Policia spanjolle, bastisi zyrat e Federatës së Futbollit këtë të mërkurë. Sipas asaj që raportojnë mediat iberike, ndaj Federatës ka nisur një hetim, për kontrata të parregullta në pesë vitet e fundit.
Thuhet se për këtë hetim, janë arrestuar pesë persona, mes tyre edhe Tomas Gonzalez Cueto, këshilltar i jashtëm ligjor i Federatës spanjolle të futbollit dhe një nga njerëzit e besuar të ish-presidentit Luis Rubiales.
Përveç zyrave në Federatë, janë kontrolluar edhe disa shtëpi private, përfshirë edhe atë të Rubiales, me këtë të fundit që ndodhet në Republikën Dominikane, aty ku e ka edhe rezidencën e tij.
Akuza për korrupsion dhe konflikt interesi, kryesisht në kontratat me Arabinë Saudite, për ta dërguar atje Superkupën e Spanjës. Kontratat janë firmosur nga ish-presidenti Rubiales, i cili tashmë rrezikon shumë.



