Dueli në Tiranë, boksieri Ermal Hadribeaj: Ëndërr e bërë realitet, sikur ndeshem në Las Vegas

Dueli në Tiranë, boksieri Ermal Hadribeaj: Ëndërr e bërë realitet, sikur ndeshem në Las Vegas

Më 27 korrik, boksieri shqiptar, Ermal Hadribeaj, do të ndeshet me Sumbu Nsasi, për titullin “WBC”, duel i cili do të zhvillohet në Tiranë. Në emisionin “SportZone” në MCN TV, Hadribeaj, deklaroi se të ndeshet në vendlindje, është si një ëndërr e bërë realitet, ndërsa shtoi se i duket sikur duelon në Las Vegas. “Kur isha i vogël, doja t’i provoja të gjitha sportet. E kam nisur me futbollin, gjimnastikën, kërcimin, me artet marciale, karatenë. Kam tentuar gjithçka dhe gjithmonë doja të dilja kampion. Para pesë vitesh, emigrova në SHBA, për tu bërë një kampion i madh, jam drejt asaj rruge. Dua të arrij një tjetër fitore. Ne duhet të jemi të duruar. Me punë dhe sakrificë vjen gjithçka. Për mua është si një ëndërr që të ndeshem në vendin tim. Jam i lindur dhe rritur në Tiranë. Për mua ndeshja në Tiranë, është si të ndeshem në Las Vegas. Kam një rekord prej 15 fitoresh dhe 0 humbje. Kam fituar titullin WBC para një viti dhe e mbrojta në maj. Tani do e mbroj sërish në Tiranë.”, u shpreh Hadribeaj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy