
Klubi britanik i futbollit Chelsea ka rënë dakord me kushtet për shitjen prej 4.9 miliardë euro te një konsorcium i drejtuar nga Todd Boehly, bashkëpronar i ekipit të bejsbollit LA Dodgers, raporton BBC.
Klubi u nxor në shitje para se pronari Roman Abramovich të sanksionohej për lidhjet e tij të dyshuara me Presidentin rus, Vladimir Putin, pas pushtimit të Ukrainës.
Një deklaratën e Chelsea thuhet se pronarët e rinj do të paguajnë 2.5 miliardë paund për aksionet e klubit. Të ardhurat do të shkojnë në një llogari bankare të ngrirë për t'u dhuruar për bamirësi.
Konsorciumi tha se do të sigurojë 1.75 milionë paund për të investuar në klubin e Premier League, duke përfshirë "investime në Stamford Bridge, akademi, ekipin e grave dhe Kingsmeadow, dhe financimin e vazhdueshëm për Fondacionin Chelsea".



