Ndryshime te Vllaznia/ Shkarkohet Plori, klubi shkodran zyrtarizon Tefik Osmanin

Ndryshime te Vllaznia/ Shkarkohet Plori, klubi shkodran zyrtarizon Tefik Osmanin

Vllaznia ka njoftuar ndryshime në postin e drejtorit sporti. Klubi ka bërë të ditur shkarkimin e Elvis Plorit, për shkak të rezultateve aspak pozitive të skuadrës këtë sezon.

Në postin e drejtorit sportiv, është emëruar Tefik Osmani. Ky i fundit u largua nga Tirana pak ditë më parë dhe nuk ka humbur kohë për të vendosur të ardhmen e tij, që tashmë do të jetë te Vllaznia.

NJOFTIMI I VLLAZNISË:

Klubi i Futbollit Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen për pozicionin e Drejtorit Sportiv pranë Klubit tonë  me Tefik Osmani. Ai vjen mbas një përvoje të konsoliduar në menaxhimin sportiv, të suksesshme dhe plot trofe.

Me këtë rast klubi falënderon përpjekjet dhe përkushtimin e z. Elvis Plori për kontributin e tij të vazhdueshëm në klubin tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy