Juventus ‘’ jo ‘’ Liverpoolit për Chiesan

Juventus ‘’ jo ‘’ Liverpoolit për Chiesan

Europiani i zhvilluar me Italinë ka ngjallur interesin e Liverpoolit për Federico Chiesan . Sulmuesi  konsiderohet një gur i çmuar nga Massimiliano Allegri  dhe drejtuesit e Juventusit  e kanë refuzuar kategorikisht ofertën 100 milionë euroshe të ‘’ The Redsave ‘’ . Sipas italianes La Repubblica  23 vjeçari është një komponent  shumë i rëndësishëm i   ‘’ Zonjës së Vjetër ‘’ e cila do të mundohet të rikthehet aty ku e meriton në sezonin vijues. 

Pavarësisht se ishi i Fiorentinës ka arritur shumë shpejt të ngjisë shkallët e suksesit duke impresionuar në Serinë A që konsiderohet ndër më kompetitivet në planet , gjigandët e Italisë kurrsesi nuk do ta lejonin largimin e yllit të sulmit tek një tjetër skuadër që mund të rezultojë kundërshtar direkt në Champions League. 

Megjithatë  për talentin e ‘’ Azurrëve ‘’ nuk kanë munguar ofertat as nga Manchester United dhe Bayern Munchen drejtuesit e të cilëve ofruan para disa javësh  80  milionë euro e cila  u refuzua menjëherë nga Juventusi . Me këtë hap të hedhur Massimiliano Allegri ka treguar edhe një herë forcën e karakterit dhe vlerësimin  ndaj nxënësve të tij të cilët i pret një sezon shumë i gjatë dhe i lodhshëm ku  do të kërkojnë zbritjen e menjëhershme të zikaltërve nga froni  dhe fitimin e trofeut të 3-të në kompeticionin më të rëndësishëm europian .

  Përpos Europianit brilant Federico Chiesa do ta iniciojë sezonin me etiketën e kampionit. 43 ndeshje , 14 gola dhe 9 asiste ishin demostrimi i kualitetit të jashtëzakonshëm që disponon  sulmuesi nga Genova që do të jetë super i motivuar me fillimin e sezonit të ri .

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy