Lojtarët shqiptar janë rikthyer protagonist për skuadrat e tyre në ndeshjet e djeshme, madje duke gjetur edhe rrugën e golit.
Ndërsa në Itali futbolli është rikthyer me kualfikimin e Juventus përballë Milan në ndeshjen e kupës.
Vedat Muriqi në ndeshjen e kampionatit turk mes Fenerbaces dhe Kajzerspor është futur në lojë në pjesën e dytë, kur skuadra e tij po humbiste 1-0. Bomberi shqiptar vendosi barazpeshën pasi ekzekutoi saktë nga pika e penalltisë duke realizuar golin e tij të 14 në kampionat.
Gol me 11 metërsh shënoi edhe Armando Sadiku në humbjen 1-3 të skuadrës së tij ndaj Heskas.



