Benzema joshet nga 400 milionë euro, sulmuesi vendos të largohet nga Real Madrid

Benzema joshet nga 400 milionë euro, sulmuesi vendos të largohet nga Real Madrid

Karim Benzema do të largohet nga Real Madrid. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se sulmuesi francez, ka vendosur ta mbyllë aventurën e tij te skuadra madrilene, pas plot 14 viteve.

Me shumë mundësi, 35-vjeçari do të vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite, aty ku skuadra e Al Ittihad, i ka ofruar një kontratë 2-vjeçare, me 400 milionë euro, pra 200 milionë euro në vit.

Benzema ka vendosur të largohet, duke mos rinovuar kontratën e cila i përfundon në fund të këtij muaji dhe këtë ia ka bërë të ditur edhe drejtuesve të Real Madrid, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë në orët e ardhshme.

Francezi u bashkua me Real Madrid nga Lyon në vitin 2009 dhe ka fituar pesë trofe të Champions League dhe katër kampionate të La Ligës, mes një morie trofesh të tjerë. Ai ka shënuar 353 gola në të gjitha garat dhe ka regjistruar 647 paraqitje për klubin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy