Napoli fiton me vështirësi, por parakalon Milanin në renditje

Napoli fiton me vështirësi, por parakalon Milanin në renditje

Napoli ka seleksionuar një tjetër fitore në Seria A pasi ka mposhtur 2-1 Genoa-n për llogari të javës së 31.

Në këtë sfidë ishin miqtë nga Napoli që kaluan të parët në avantazh me Mertnes në fundin e pjesës së parë, por pak çaste pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës vendasit barazuan me Goldaniga.

Edhe pse dukej e lehtë, skuadra e vendit të 18 i hapi punë Napolit. Gjithsesi në minutat në vijim zgjidhja do të vinte nga Hirving Lozano, i kosnideruar si dështim tek të kaltrit, por që po gjen veten në këto ndeshje të fundit..

Me këtë fitore Napoli ngjitet në vendin e pestë në klasifikim duke parakaluar Milanin, që mbrëmë poshti Juventusin. Me renditjen aktuale Napoli shkon i sigurtë në Europë, ndërsa Milani do të duhet të bëjë ‘play-off’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy