
Chelsea e ka shumë të qartë se çështja ‘’ Rudiger ‘’ do të jetë shumë e v֝ështirë për tu zgjidhur dhe ky fakt i jep përparësi pretendentëve për ta larguar nga ‘’ Stamford Bridge ‘’ gjermanin .
Bayern Munchen tashmë ndodhet në një situatë të vështirë për arsye se Niklas Sule do të jetë pjesë e Borussia Dortmundit duke filluar nga sezoni i ardhshëm dhe në ‘’ Allianz Arena ‘’ pritet një shtrëgim duarsh ndërmjet klubeve të përfshira sepse 28 vjeçari mbetet një preferencë absolute e Julian Nagelsmann për prapavijën .
Barcelona dhe Real Madrid kanë mbetur mbrapa në krahasim me Bayernin , skuadër që sipas ‘ Calciomercatos ‘ është dukshëm e avantazhuar për shërbimet e yllit të kryeqytetasve .
‘’ Blutë e Londrës ‘’ si duket janë dorëzuar në lidhje me kërkesën e ishi-t të Romes i cili pretendon 260 mijë euro në javë që përkthehen në 13 milionë euro në sezon dhe rusi Roman Abramovich nuk e ka aprovuar peticionin e qëndërmbrojtësit.
Çuditërisht këtë histori nuk e kanë vijuar as katalanasit dhe ‘’ Galaktikët ‘’ sepse e konsiderojnë një shifër tejet të kripur dhe ia kanë liruar rrugën Bayern Munchen.
Entuziazmi ka filluar të ndihet tek Julian Nagelsmann i cili shpreson që kjo histori të marrë fund shumë shpejt dhe të ketë në dispozicion një element që vjen pas një suksesi historik me kryeqytetasit dhe gjithashtu konsiderohet ndër më të mirët në rolin e tij .



