Shkodran Mustafi vijon të mbetet ende pa një skuadër, pas largimit në fundit të sezonit të kaluar nga Schalke 04.
Interesimet për mbrojtësin me origjinë shqiptare nuk mungojnë, teksa prej kohësh flitet për një rikthim në Serie A. Torino e ndjek prej kohësh futbollistin dhe dëshiron ta ketë në skuadër për sezonin e ri.
Edhe vetë Mutafi e shikon me sy të mirë një kalim në Serie A, një kampionat të cilin e njeh mirë, pasi në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e Sampdorias.
Megjithatë në garë për të marrë shërbimet e futbollistit, është futur edhe skuadra turke e Adana Demirspor. Këta të fundit pasi u refuzuan nga David Luiz, tashmë kanë hedhur sytë nga Mustafi dhe do të përpiqen ta marrin në skuadër.



