Gjici: Trajneri është institucion më vete, dua titullin te Kukësi

Gjici: Trajneri është institucion më vete, dua titullin te Kukësi

Presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici, është shprehur se nga skuadra verilindore kërkon titullin kampion. Në emisionin “Skaner” në MCN TV, Gjici theksoi se trajneri ka mendimet e veta, kur nuk e pranon se është për titull.

Në lidhje me stadiumin, ai u shpreh se me shumë mundësi do të inaugurohet në mes të muajit janar. Gjithashtu ai zbuloi se Kukësi do të ndërhyjë në merkato, për të afruar lojtarë.

"Ne prisnim më shumë pikë, por kampionati i tillë është. Jemi ne vendin e dytë. Klubi ka probleme që duhen rregulluar nga brenda dhe do i zgjidhim. Ne shikojmë punët tona. Duhet të korrigjohemi vetë, në ato reparte ku ka probleme.

Ekipi ka bërë një sistem loje sivjet ndryshe nga sezonet e kaluara. Me këtë sistem loje jemi të kënaqur. Në merkato do shikojmë lojtarë që bëjnë diferencën.

Trajneri është institucion më vete dhe mund të flasë dhe të mendojë si të dojë. Unë e kam thënë që dua vetëm titullin kampion. Nuk kemi pse të bëjmë presion. Unë mendoj që jemi mirë dhe me meritë këtu ku jemi. Kampionati nuk ka filluar ende për mendimin tim.

Unë di që janë bërë shumë blerje dhe nuk mendoj se investimi është më i ulët se sezonet e kaluara.

Stadiumi do të jetë njësoj si Elbasan Arena. Më vonë do të shikojmë për kushtet. Mjafton që të vijnë të luajnë në shtëpi. Ne jemi shumë të kënaqur që të kemi shtëpinë tonë, me të gjitha standardet e UEFA-s. Skuadra i ka të gjitha kushtet, Kukësi është i kompletuar me këtë stadium.

Qëllimi ishte që stadiumi të inaugurohej me Partizanin, por specialistët e fushës nuk e lejuan. Do bëjmë që fusha të marrë kohën e nevojshme. Mendoj që ndeshja në mes të janarit do të jetë ndeshja inauguruese në Kukës.

Ky kampionat është i paparashikueshëm. Të gjitha skuadrat janë me meritë aty ku janë. Unë mendoj se 4-5 ekipet e para, do të luftojnë deri në fund për titullin. Stafi duhet të merret vetëm me ekipin, jo me gjëra të tjera, si arbitri dhe VAR. Me këto merret klubi. Sigurisht që do të ketë probleme. Edhe VAR ka problemet e veta. Nuk dua që stafi teknik, trajneri, lojtarët të merren me gabimet e arbitrave.

Trajneri ka mendimet e veta, ne tani jemi të pjekur në këtë fushë. Jemi lodhur me trajnerët, disa na kuptojnë disa jo. Ka trajnerë të rinj, që në shumicën e rasteve nuk na kanë kuptuar. Longo është trajner për herë të parë, e vlerësoj për punën. E rëndësishme për ne është që Kukësi të marrë atë që meriton. Pastaj tha diçka më shumë apo diçka me pak, janë probleme teknike të trajnerit.

Privatizimet? Nuk ka privatizime klubesh. Ka dalë ligji që bashkitë nuk do kenë aksione në klube. Besoj se edhe Kukësi shumë shpejt do të jetë si ekip privat. Stadiumin Kukësi e meritonte, për atë që i ka dhënë kampionatit shqiptar. Ne do luftojmë deri në fund për titullin.”, u shpreh Gjici.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy