
U luajtën ditën e sotme, ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshme për javën e 12-të.
Dinamo u mposht nga Tërbuni, por përsëri mbetet në vendin e parë me 24 pikë, 2 më shumë se ndjekësit e Flamurtarit. Korabi është ngjitur në vendin e tretë me 21 pikë, ndërsa Skënderbeu mban vendin e katërt me 20 pikë.
Më pas vijnë, Besa dhe Tërbuni me nga 19 pikë, si dhe Luzi me 18 pikë. Besëlidhja mbyll renditjen me 10 pikë, 1 më pak se Turbina, Burreli dhe Oriku.
RENDITJA:



