
Interi ka përjetuar një eksperiencë të vështirë në këtë merkato verore për arsye se është përshëndetur me lojtarë determinantë në sezonin e kaluar si Achraf Hakimi dhe Romelu Lukaku të cilëve ditët vijuese mund ti bashkohet edhe argjentinasi Lautaro Martinez pasi bën pjesë në planet e Tottenham Hotspurit dhe Arsenalit . Përballë kësaj situate dhe duke ditur se javën e ardhshme do të fillojë zyrtarisht Seria A , zikaltërit po ndjekin me kujdes Marcus Thuram i cili mbron ngjyrat e Borussia Monchengladbah .
Emri 24 vjeçarit i cili është i biri i legjendës franceze Lilian Thuram është lidhur edhe me Atletico Madridin dhe Bayern Munchen por me futjen në luftë të Interit mund të thuhet se gjërat kanë ndryshuar .
Polivalenca dhe shpirti luftarak e bëjnë edhe më tërheqëse figurën e sulmuesit të lindur në Parma për skuadrën e vetme që ka ditur ta mposhtë dominimin 9 vjeçar të Juventusit në Serinë A . Mbërritja e mundshme në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ do ti përforconte shumë italianët në këtë repart dhe nga ana tjetër Marcus Thuram do të kishte shansin për të demostruar potencialin nga i cili karakterizohet në një ndër kampionatet më të bukur të Europës me një skuadër që do ta fillojë sezonin si kampione në fuqi .
Një fakt tjetër që mund të rezultojë determinant për francezin është se do të kishte mundësinë për pjesëmarrjen në Uefa Champions League ,kompeticion në të cilin Interi do ta startojë aventurën me shpresa të rinovuara për shkak të suksesit të arritur .
Marcus Thuram shquhet si një ndër lojtarët e preferuar të trainerit Marco Rose dhe parashikohet se drejtuesit e gjermanëve do të vënë barrierat përkatëse për perlën e sulmit të tyre. 11 gola në 40 ndeshje konsiderohen si statistika mjaft premtuese për një lojtar që ka ditur të jetë shumë kompetitiv me një skuadër të dorës së dytë në Gjermani .



