Barazimi dramatik ndal Lecce, Sarri: Nuk kam parë skuadra të tilla në Premier League

Barazimi dramatik ndal Lecce, Sarri: Nuk kam parë skuadra të tilla në Premier League

Lazio mori një barazim dramatik të premten në shtëpi ndaj Lecce, duke hedhur një hap fals në garën për tu kualifikuar në Champions League.

Skuadra e drejtuar nga Sarri ishte shumë pranë humbjes, por një gol në minutat e fundit nga Milinkovic-Savic, vulosi shifrat në 2-2.

Pas ndeshjes, tekniku i bardhekaltërve tha se i pëlqeu reagimi i skuadrës së tij, ndërsa shtoi se nuk ka parë ekip si Lecce as në Premier League.  

Pashë gjëra negative dhe pozitive. Nuk mund të pësosh gol nga rivënia anësore 20 sekonda përpara fundit të pjesës së parë. E papranueshme! Por më pëlqeu shumë reagimi i skuadrës në minutat e fundit.

Arbitrimi? Kishte shumë episode. Ishte një full sade ndaj Basic, por ndoshta ishte jashtë zone. Maresca më pëlqen, por mërzitem kur arbitra të tillë e humbasin kontrollin sa i përket minutazhit të lojës.

Në Premier League nuk kam parë asnjë skuadër të sillet si Lecce, edhe pse arbitrat anglezë janë më të dobët se këtu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy