
Zvicra mori një kualifikim të madh në Europian, teksa eliminoi në fazën e 1/8-ve Francën. Përveç lojës së bukur, vëmendjen e të gjithëve që po e ndiqnin ndeshjen nga TV, e tërhoqi edhe një tifoz zviceran, i cili brenda 1 minute, përjetoi zhgënjim dhe gëzim të madh. Pasi Zvicra humbi një rast në minutat e fundit, tifozi i quajtur Luca Lautenbach, u shfaq tejet i zhgënjyer, duke menduar se kombëtarja e tij po skualifikohej.
Megjithatë gjithçka ndryshoi vetëm 1 minutë më vonë, kur Zvicra barazoi shifrat në 3-3, duke shkuar kështu në shtesë. Në këtë moment, përsëri kamera fokusohet te Luca, i cili e kishte të pamundur të përmbahej, duke shpërthyer në një festë të çmendur. Për këtë arsye, ai u bë i njohur jo vetëm në Zvicër, por edhe jashtë në botë.
Tashmë jetë e tij ka ndryshuar totalisht, pasi ka marrë dy dhurata të mëdha. Kompania ajrore “Swiss Air”, i ka ofruar atij udhëtimin dhe gjithçka tjetër falas, për ndeshjen e Zvicrës në çerekfinale ndaj Spanjës. Gjithashtu zyra e Turizmit në Zvicër, i ka ofruar pushime falas pas Europianit në një vend të BE, ku Luca të dëshirojë.



