
Sulmuesi Kolo Muani vijon të jetë një ndër objektivat kryesorë të Paris St Germain në këtë merkato verore. ‘’ Les Pariziens ‘’ do të luftojnë deri në momentin e fundit për ta transferuar në ‘’ Parque de Prince ‘’ , për të cilin kanë menduar të ofrojnë 80 milionë euro, shifër që mund ti arrijë 95 milionë eurot, përfshirë edhe bonuset. 24 vjeçari konsiderohet një ndër më të mirët e Eintracht Frankfurtit, lojtar për të cilin nuk luftojne vetëm kryeqytetasit. Nëse do të vendosë për fituesit në fuqi të Ligue 1, Kolo Muani do të shëndërrohej në një ndër transferimet më cilësore të kësaj periudhe, tek një ekip i konsideruar pretendent për të fituar çdo titull në sezonin aktual.



